Flash News

SPORT

Pankarta që po bën xhiron e botës, tifozët brazilianë “përulin” Messin dhe Maradonën para Pelés

Pankarta që po bën xhiron e botës, tifozët

Rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës ka dalë sërish në skenë gjatë Botërorit 2026, këtë herë përmes një pankarte që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave në mbarë botën.

Në prag të ndeshjes së Brazilit ndaj Haitit në Filadelfia, mbështetësit e “Seleçaos” krijuan atmosferë festive në rrugët e qytetit, por ishte një pankartë gjigante ajo që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Në ilustrimin satirik, legjenda braziliane Pelé paraqitet i ulur në një fron mbretëror, ndërsa dy ikonat argjentinase, Diego Maradona dhe Lionel Messi, shfaqen në pozicione nënshtrimi ndaj tij. Messi paraqitet duke i puthur këmbën Pelés, ndërsa Maradona duke e freskuar me një gjethe palme, një simbol tradicional i figurave mbretërore.

Mesazhi i tifozëve brazilianë është i qartë: sipas tyre, Pelé mbetet lojtari më i madh në historinë e futbollit dhe figura që qëndron mbi çdo emër tjetër. Pankarta ka ndezur menjëherë debatet mes tifozëve të dy vendeve, duke rikthyer diskutimin e përhershëm mbi atë se kush meriton titullin e “GOAT”-it në futboll.

Latest news