Flash News

SPORT

Portugalia kërkon pasuesin e Martínezit, Mourinho del nga gara

Portugalia kërkon pasuesin e Martínezit, Mourinho del nga gara

Federata Portugeze e Futbollit ka nisur punën për gjetjen e pasuesit të Roberto Martínez-it, i cili pritet të largohet nga drejtimi i kombëtares pas përfundimit të Kupës së Botës.

Sipas raportimeve, në listën e kandidatëve kryesorë për stolin e Portugalisë janë tre trajnerë të njohur vendas: Jorge Jesus, Abel Ferreira dhe Sérgio Conceição.

Fillimisht, objektivi kryesor i federatës ishte José Mourinho. Drejtuesit portugezë e konsideronin “Special One” si zgjedhjen ideale për të marrë drejtimin e kombëtares, por trajneri vendosi të vijojë karrierën në nivel klubesh, duke pranuar ofertën për t’u rikthyer në stolin e Real Madridit.

Pas tërheqjes së Mourinhos nga gara, Federata Portugeze ka përqendruar vëmendjen te tre kandidatët e mbetur, me vendimin për trajnerin e ri që pritet të merret në muajt pas Botërorit.

Latest news