Flash News

KRYESORE

Fermë me lëndë narkotike dhe armë, në pranga 4 shqiptarë në Britani

Fermë me lëndë narkotike dhe armë, në pranga  4

Policia britanike ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë, pasi u kapën në flagrancë me drogë dhe armë, në zonën e Oldbury, në Britani. Mediat britanike bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të policisë në zonën e Granada Trading Estate, në Oldbury, ku u gjet një fermë me më shumë se 1,000 bimë kanabis.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri, një pistoletë dhe një armë gjahu. Të arrestuarit e moshës 21, 22, 29 dhe 30 vjeç që akuzohen për kultivim kanabisi, aktualisht po mbahen në një qendër emigrantësh në Kent pasi kanë hyrë ilegalisht në Britani.

“Ferma u zbulua pas një informacioni se disa persona po tentonin të futeshin me furgon në qendrën industriale Granada Trading Estatem”, njoftuan autoritetet e policisë britanike.

Të fundit