Flash News

KRYESORE

Fotot/ Në Tepelenë organizohet konkursi për cjapin më të bukur, në 'juri' edhe Tërmet Peçi

Në fshatin Nivicë të Tepelenës u mbajt dje “PAN-FEST Nivica”, aktivitet që lidhet me traditën dhe kulturën e zonës së Kurveleshit. Pjesë e aktiviteteve ishte edhe organizimi i një konkursi sa i takon cjapit më të bukur të krahinës. Kjo duke ju referuar traditave baritore të kësaj krahine.

Festa do të jetë e përvitshme ndërsa kjo ishte hera e parë që zhvillohej.

Në fotot e publikuara, shfaqet edhe kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Termet Peçi, së bashku me njerëz të tjerë, të cilët qëndrojnë nën hijen e rrapit të Nivicës ndërkohë që barinjtë kalojnë para tyre duke reklamuar cjapin. Nuk dihet cili është zgjedhur cjapi më i bukur i zonës së Kurveleshit por duke ju referuar fotove dhe mënyrën e qëndrimit të kryebashkiakut, duket se ky i fundit është pjesë e jurisë vlerësuese.

Të fundit