Flash News

KRYESORE

‘Fundjavat e mbyllura’, dietologia e njohur i përvishet Ramës: Po restorantet, si do paguajnë pagat, taksat, leshin, preshin...

Dietologia e njohur Blerina Bombaj ka reaguar e indinjuar pas planit të qeverisë për të mbyllur fundjavat, për shkak të pandemisë, ndonëse situata është përmirësuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo ngre shqetësimin se me këtë plan si do të punojnë restorantet që punën më të madhe e kanë në fundjavë.

“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë, kam vetëm një pyetje të vockël, këto restorantet që punojnë në fundjavë, në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan e u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorën stafin në punë, me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjësë së gjallë, ujin, plehun, leshin dhe preshin”, shkruan Bombaj, e cila denoncon ndërkohë se ende nuk e ka marrë pagën e luftës, premtuar nga qeveria për bizneset e mbyllura gjatë pandemisë.

Rama: Kjo është java e fundit e kufizimit të orareve, por mbetet fundjava pa makina

Të fundit