Flash News

KRYESORE

Gjermania e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër krimit dhe bandave

Drejtorit i policisë Ardi Veliu dhe Zv/Presidenti i Policisë Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler zhvilluan sot një takim me fokus bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar apo identifikimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë.

Henzler tha se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër krimit apo nisjen e hetimeve të përbashkëta për grupet kriminale.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i informacionit në kohë reale në kuadër të luftës kundër krimit në tërësi, nisja e hetimeve të përbashkëta për grupet kriminale, të cilët kthehen në Shqipëri apo vazhdojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit, është me rëndësi dhe ne do të vijomë t’ju mbështetim në punën tuaj në këtë drejtim.

Përgëzoj Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, e cilësoj një institucion serioz, të përkushtuar dhe partner të besuar të Policisë Gjermane.”- tha Henzler.

Gjatë takimit, Veliu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive ndër vite, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi.

Të fundit