Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Rama ka lobuar për ndarjen e Kosovës, ka sharë liderat kosovarë

Haradinaj: Rama ka lobuar për ndarjen e Kosovës, ka sharë liderat

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj nuk ndalet së akuzuari Edi Ramën se ai ka qenë ideatori e madje ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Madje ai u shpreh se ka qenë vetë i pranishëm kur kryeministri shqiptar ka biseduar për ndarjen e territorit. Në lidhje me këto akuza, Rama ka bërë një kallëzim për shpifje në Gjykatën e Prishtinës, që kryeministri kosovar e konsideron si diçka të turpshme.

“U kërkoj falje popullit shqiptar. Padia e Ramës është një akt i turpshëm. Ai ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emission që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent. Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe paftyrsi bëri padinë i cili është akt i turpshëm.”, tha Haradinaj në emisionin “Open” duke shtuar “Më lejoni t’ju them diçka. A ju duket mirë ju që Rama në takime me ndërkombëtarët ka sharë lidera kosovarë duke quajtur njërin gënjeshtar, njërin hipokrit dhe njërin neo-marksist. Ju duket mirë që Rama shan liderat e Kosovës”.

Të fundit