Horoskopi: Nga më të mërzitshmit tek më argëtuesit, ku e gjeni veten në renditje

FRIENDS -- Pictured: (l-r) Matthew Perry as Chandler Bing, Jennifer Aniston as Rachel Green, David Schwimmer as Ross Geller, Courteney Cox as Monica Geller, Matt Le Blanc as Joey Tribbiani, Lisa Kudrow as Phoebe Buffay (Photo by NBC/NBCU Photo Bank via Getty Images)

1. BRICJAPI

Edhe nëse dikush do t’ju drejtonte një armë, nuk do të mund të kërcenit ose të tregonit ndonjë shaka nëse do t’ju urdhëronte. Keni më shumë frikë se çfarë mund të bëni gabim, sesa jeni të ngazëllyer për atë që mund të shkojë siç duhet.

2. VIRGJËRESHA

Ka murgesha të cilat janë më emocionuese se ti. Keni frikë nga hija juaj, e cila është e pakuptimtë, sepse edhe hija juaj mendon se jeni të mërzitshëm. Nuk merrni rreziqe. Jeni tradicionale, konservatore dhe kur bëhet fjalë për argëtim, jeni shumë e virgjër.

3. GAFORRJA

Çfarë lule e vogël e turpshme që je, shumë e rezervuar, shumë e sjellshme … disa madje do të thoshin shumë e stresuar. Nuk ju pëlqen të udhëtoni në vende të reja ose të hasni ide të reja. Urreni dramën, kështu që humbisni gjithmonë pjesën e argëtimit. Edhe nëse po kënaqeni askush nuk do ta marrë vesh, sepse i fshihni emocionet.

4. DEMI

Ju jeni aq të kujdesshëm, sa ndonjëherë është një mrekulli që mund të mblidhni guximin për të marrë frymë. Dëshironi të hani jashtë, por nuk mund të vendosni se ku. Ndoshta duhet të porosisni online? Mund të dilnit nëse nuk do të kishit frikë se mos bënit ndonjë aksident. Ndiheni pak të sëmurë, kështu që është më mirë të qëndroni në shtëpi dhe të flini. Është ndoshta një alergji apo jeni ftohur?

5. PESHQIT

Është gjithmonë më shumë argëtim në kokën tuaj sesa në botën e jashtme. Në varësi të gjendjes suaj, që ndryshon çdo 5 minuta, ose doni të shkoni në festë ose doni të rrini vetëm. Ndonjëherë mund të keni shpirtin e festës, por me kusht që mos të ketë më shumë se 5 persona.

6. UJORI

Ju mbani ujin, por e keni pak vështirë të mbani pijen. Për ju, argëtimi është gjithë nata. Magjia e natës. Zhurma dhe dritat. Ju doni të shijoni çdo çast të natës. Jeni shumë argëtuese derisa deheni. Pastaj është një histori krejtësisht tjetër.

7. AKREPI

Duke qenë mbretëresha e sarkazmës, argëtimi juaj vjen në kurriz të të tjerëve. Ju thoni atë që po mendojnë të tjerët, por që është e tmerrshme të thuhet. Pra, për spektatorët, ju jeni argëtimi; për personin që po fyeni, nuk jeni aq argëtues. Në jetën private megjithatë, jeni një vajzë e mjerueshme.

8. LUANI

Edhe nëse nuk kënaqesh, është e rëndësishme për ju që njerëzit të mendojnë se jeni duke u kënaqur. Keni për qëllim të kënaqeni dhe doni të jeni në çdo festë, i pari që ikën dhe i fundit që del. Okej, ndoshta jo i pari që shkon, sepse duket si diçka e dëshpëruar.

9. BINJAKËT

Oh, shikoni ju, Zonja Jeta e Festës, Zonja Qendra e Vëmendjes. E urreni kur gjërat ngadalësohen. Jeni gjithmonë të gatshëm për përvoja të reja, pavarësisht pasojave. Mund të fluturoni në Paris vetëm për një copë “cheesecake”.

10. DASHI

Jeni aq të etur për argëtim, sa bëheni xhelozë nëse dikush argëtohet më shumë se ju. Shpesh hallakateni dhe bëheni të shkujdesur, kur jeni duke u argëtuar. Jeni gjithmonë të gatshëm për diçka emocionuese dhe diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë.

11. SHIGJETARI

Të lumtur, të shkujdesur dhe qesharakë, mërziteni shpejt, por nuk jeni kurrë të mërzitshëm. Jeni gjithmonë në lëvizje, i fundit që shkon në festë dhe i pari që largohet, sepse keni kaq shumë ndalesa për të bërë përpara.

12. PESHORJA

Është e lehtë të gjejmë festën, thjesht t’ju ndjekim ju. Keni nuhatjen e një qeni kur bëhet fjalë për festa. Por jeni një shenjë e ajrit dhe prandaj jeni shumë të hutuar. Problemi i vetëm kur del me ju është që zhdukeni lehtësisht dhe para se dikush të konstatojë se jeni zhdukur, keni qenë tashmë në tri festa të tjera.