Flash News

KRYESORE

"Informacioni i gabuar vret", Tabaku publikon videon e Ramës: Gënjeshtrat e “përhapin” më shumë pandeminë

"Informacioni i gabuar vret", Tabaku publikon videon e Ramës:

Anëtarja e grupit të punës për situatën me COVID-19 pranë Partisë Demokratike, Mirela Tabaku, thekson se ofrimi i informacionit të gabuar në këtë perjudhë pandemie e për hap më shumë COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku ka publikuar disa të dhëna në 48 vende evropiane. Duke i krahasuar këto të dhëna me situatën në Shqipëri, Tabaku shprehet se “nëse sëmureni në Shqipëri dhe keni nevojë për kujdes mjekësor, burimet janë të kufizuara.”

Postimi i plotë:

Masa më e rëndësishme e shëndetit publik gjatë një pandemie të një sëmundjeje pa kurë ose vaksinë - siç kanë treguar shumë vende të botës që kanë kontrolluar virusin - është të ofrosh informacion të qartë, të besueshëm, të saktë, të zbatueshëm. Gënjeshtrat “përhapin” këtë sëmundje.Informacioni I gabuar vret. – citonte një nga revistat prestigjioze botërore para pak ditësh.

Si mund të jemi “faqe bardhë”:

*      Kur ndër 48 vende europiane:

Vdekjet ditore për 1 milion banorë: 1.74 – vendi i 4-rt (të dhënat e 13.08.2020)

Raste të reja për 1 milion banorë: 53.4 – vendi i 12-të (të dhënat e 13.08.2020)

Teste për 1 milion banorë: 14,893 – vendi i fundit (të dhënat e 13.08.2020)

*      Kur familarët e pacientëve  blejnë vetë respiratorët me cmime marramendese.

*      Kur CDC (qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve )  vlerëson që rreziku i COVID-19 në Shqipëri është i lartë.  Nëse sëmureni në Shqipëri dhe keni nevojë për kujdes mjekësor, burimet janë të kufizuara.

*      Kur sistemi shëndetësor publik tashmë i ezauruar dhe degraduar po drejtohet nga vetë virusi.

Të fundit