Flash News

KRYESORE

Kandidatët për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë ka bërë publikë emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Juria e përbërë nga z. Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka,  bën të ditur listën e shkurtër me 5 libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer.

Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit”:

  1. Adriatike Lami - “Burri që më do mua”; (Skanderbeg Books)
  2. Entela Tabaku - “Poemë e huaj”; (Pegi)
  3. Henrik S.G. - “Sonatë për gruan e një tjetri”; (Dudaj)
  4. Kim Mehmeti - “Anemona”;  (Naimi)
  5. Stefan Çapaliku - “Secili çmendet simbas mënyrës së vet; (Fishta)

Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:

  1. Abedin Preza - “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto;  (Dudaj)
  2. Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” - Agota Kristof; (Odeon)
  3. Aida Baro - “Armëpushimi” – Primo Levi; (Pegi)
  4. Bashkim Shehu - “2666”- Roberto Bolaño; (Pika pa sipërfaqe)
  5. Erion Karabolli - “Largësi shpëtimi” - Samanta Schweblin; (Onufri)

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 do të zhvillohet ditën e mërkurë, 19 dhjetor 2018, ora 17:00 , arTurbina.

Të fundit