Flash News

KRYESORE

Kaos prej koronavirusit, Brataj: Jemi në transmetim komunitar, çdo i infektuar nuk e di se ku e ka marrë

Kaos prej koronavirusit, Brataj: Jemi në transmetim komunitar, çdo i

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për kaosin që po ndodh në vend prej koronavirusit e rritjes së shiftave nga dita në ditë.

Në një intervistë për Ora Neës, ai shprehet ndërkohë që shumë persona ja vendosin fajin qeverisë për kemenaxhimin e situatës, nuk duhet të fokusohemi tek fajtorët por si të zgjidhim këtë situatë.

Ai nuk e mohon mundësinë e izolimit por shprehet se ndërgjegjësimi i qytetarëve luan një rol kyç në këtë moment, pasi është momenti që virusi po transmetohet në komunitet e askush s'po kupton nga e ka marrë.

"Lëre kush e ka fajin pasi nuk na dërgon askund. Ne duhet të shohim realitetin. Duke analizuar mund të gjesh gabime për t’i korigjuar por jo për të nxjerë fajtor. Me jetën e njerëzve nuk duhet të luajë askush. Kjo ka të bëjë me individin, normalisht që dhe shteti ka peshën e vetë por ndërgjegjësimi i njerëzve është pika kyçe. Sot ne jemi në transmetim komunitar. Çdo person që është i infektuar nuk e di se ku e ka marrë. Tani janë gjithandej dhe ti nuk e gjen dot. Gjithçka vjen zinxhir. Siç po shohim shumë shtete po izolohen sërisht. U mbyll Melburni, Australi vetëm për 179 të infektuar në ditë. Të gjithë skenarët janë të mundshëm. Pavarësisht se mund të themi që e përballojmë dhe nuk pati shtet që nuk mori masa drastike. Ne e kemi vetë në dorë tashmë të mbrojmë veten. Ne kemi thënë që virusi ka një jetëgjatësi prej 3 javësh. A nuk mundemi ne që të punojmë dhe të jetojmë duke respektuar këto rregulla që të mbrojmë veten", tha Brataj.

Të fundit