Flash News

KRYESORE

Këshilltarët e opozitës bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës: Do t’i bashkohemi protestës së banorëve të 'Astirit'

Këshilltarët e opozitës bojkotojnë mbledhjen e

Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë vendosur të mos jenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit e cila është njoftuar se do të mbahet ditën e nesërme.

Vendimin e ka bërë të ditur kreu i Këshilltarëve të djathtë, Kreshnik Çollaku në rrjetin social Facebook. Vendimi thuhet se vjen pas fjalëve të përdorura nga Veliaj ndaj qytetarëve, ndërsa në njoftim thuhet se këshilltarët Bashkiak do t’i bashkohen protestës së banorëve të zonës së Astriti.

“Ne mbledhjen e perbashket,Opozita e Bashkuar ne Keshillin Bashkiak Tirane,vendosi:

Si akt proteste ndaj sjelljes se paprecedente te kryetarit bashkise Tirane,fyerjeve raciste,sjelljes denigruese dhe percarese ndaj banoreve dhe qytetareve te Tiranes, te refuzoje pjesmarrjen ne mbledhjen e neserme te Keshillit Bashkiak Tirane,dhe ti bashkohet protestes se banoreve te Tiranes, ne mbeshtetje te kerkesave te tyre te ligjshme,te drejtes se jetes,baneses dhe dinjitetit njerezor.

Opozita zgjedh te jete ne krah qytetareve perballe kesaj klike te korruptuar e te shthurur,qe vetem ne saje te votave te blera nga mafia dhe grupet e trafiqeve te droges sundon vendin dhe Tiranen”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Kreshnik Çollaku.

 

Të fundit