Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti: VV ka rastin të tregojë çfarë e dallon shërbëtorin e popullit nga ai që e sundon atë

Kim Mehmeti: VV ka rastin të tregojë çfarë e dallon

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje të zjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan dje në Kosovë, është parë si një fitore e vetë Kosovës nga shkrimtari Kim Mehmeti. Ai e ka cilësuar Kosovën si djepi i patriotizmit shqiptar.

Sipas shkrimtarit, Vetëvendosja ka një mundësi të artë që të kthehet në forcën politike model, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarinë.

Për Kim Mehmetin kjo mund të bëhet vetëm nëse partia e drejtuar nga Albin Kurti do arrrijë të ‘dëshmojë se çka e dallon partinë që i shërben popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato’.

“Urime fitoren Kosovë! Edhe pse të njollosën me korrupsion, edhe pse të lënduan rëndë duke shkelur mbi ëndrrat e rinisë tënde, edhe pse të bënë të dukesh se nuk ia del ta jetosh lirinë, megjithatë ty të ka hije Pavarësia dhe do mbetesh gjithmonë ajo që ke qenë – boshti i patriotizmit shqiptar!

Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim - shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët. Pra VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e dallon partinë që i shërben popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato. Dhe pa dyshim se kryetari i VV do i tregojë mbarë shqiptarisë se çka e dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale!”, shkruan Kim Mehmeti në facebook.

Të fundit