
Flash News
Çfarë lajmërojnë sondazhet dhe pse Basha nuk duhet të gëzohet
Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri/ Shtatë humbje jete, rritet numri i rasteve të reja
Tiranë, grabitet me armë filiali i një institucioni financiar, autori me maskë anti-covid mori 3 mln lekë të vjetra
Meta vlerëson regjisorin Dhimitër Anagnosti me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në 85-vjetorin e lindjes
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të dhe anijeve të peshkimit në Vlorë
Kokainë, armë zjarri dhe municione/ Tre të arrestuar në Shkodër
Tre persona janë arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit “Buna”.
Ata posedonin armët zjarri dhe lëndë narkotike.
Në vendin e quajtur “Ura e Vjetër” e Bunës, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, me të cilin udhëtonin këta shtetas.
Gjatë kontrollit fzik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna”.
Sekuestrohen 3 armë zjarri, municon luftarak dhe lëndë narkotike kokainë e kanabis.
Vihen në pranga tre shtetas që posedonin armët e zjarrit dhe lëndën narkotike, si dhe një tjetër procedohet në gjëndje të lirë.
Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri, si dhe për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe i lëndëve narkotike.
Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– M. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër;
– E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër;
– E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër.
Ditari politik









Të fundit


Covid-19/ Belgjika ashpërson masat, anulon fluturimet deri në mars
23 Janar 2021, 21:05


Nuk çertifikoi listën e ‘Vetëvendosjes’, Osmani paralajmëron masa për KQZ-në
23 Janar 2021, 20:09
Kryemadhi: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe te Ndragheta
23 Janar 2021, 19:41

Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha i prerë: Propagandë e dëshpëruar e Ramës
23 Janar 2021, 18:50



Pasuria e ministrit Bledi Çuçi, BIRN: Si u nda prona pas divorcit
23 Janar 2021, 17:21
Specialja refuzon lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit
23 Janar 2021, 16:56
Çfarë lajmërojnë sondazhet dhe pse Basha nuk duhet të gëzohet
23 Janar 2021, 16:54


