Kosova

Përparim Rama kryetari i ri i Prishtinës

Përparim Rama kryetari i ri i Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka shpallur fitoren e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se Rama është kryetari i ri i kryeqytetit.

“Më lejoni që t’i shpallë fitoret dhe në Istog, Fushë Kosovë, Junik dhe Dragash”, - tha ai.

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë."

Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave. 

Të fundit