Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Prokuroria Speciale thërret për dëshmi kryeministrin Albin Kurti
Prokuroria Speciale ka dërguar një ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë veprim si përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.
Sipas Kryeziut, kryeministri Kurti ishte duke marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për finalizimin e listës së kandidatëve për koalicionin LVV, Guxo dhe Alternativa, kur nga Kryeministria u njoftua për ftesën nga Prokuroria Speciale.
“Teksa kryeministri po përmbyllte listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2025-ës, nga Kryeministria erdhi njoftimi për një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.
Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor që ia pamundësoi kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, ndërsa tani përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.
Qëllimi mbetet i njëjtë, ndërsa metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në procesin zgjedhor,” ka shkruar Kryeziu.