Flash News

KRYESORE

Kriza për 30 qershorin/ Nga Meta apo Rama do të merrte urdhër Olta Xhaçka në rast përplasjesh?

Kriza për 30 qershorin/ Nga Meta apo Rama do të merrte urdhër

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka folur mbi situatën aktuale politike në vend, nisur edhe nga thellimi i krizës politike pas zhdekretimit të zgjedhjeve vendore nga ana e presidentit Ilir Meta.

E ftuar në emisionin, ‘Mbrëmje abc’ me gazetaren Mirela Milori, Xhaçka iu përgjigju një pyetje që siç tha edhe ministrja ia kanë drejtuar shumë këto kohë: Nga kush do të merrte urdhra për drejtimin e Forcave të Armatosura në rast përplasjesh, nga presidenti Meta po kryeministri Rama?

“Kushtetuta e ndan qartë se kush bën çfarë në Forcat e Armatosura. Presidenti është komandant i përgjithshëm, por drejton ushtrinë vetëm në kohë lufte dhe në kohë paqeje kompetencat e tij i ushtron përmes kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes. këtu nuk ka asnjë lloj konfuzioni se kush bën çfarë dhe kush i merr urdhrat nga kush. Nuk bëhet fjalë për ndërhyrje të ushtrisë, nuk do ketë ndonjëherë të tilla gjëra. Por, edhe nëse do kishte do ishin me vendim të parlamentit”, u shpreh ministrja.

Të fundit