Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të infektuarit me Covid-19 votuan nga shtëpia, po në Shqipëri? 

■ Shqiptarët me Covid-19 ‘mbushin’ spitalet e Janinës, hilja që përdorin kur kalojnë kufirin: Shofer, ndal këtu, kam dhimbje në zemër!

E lidhur: 17 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, rekord të infektuarish në 24 orë

Brenda kartelit të parë shqiptar, kush është ‘El Chapo’ që ngriti ‘perandorinë’ e kokainës

■ Pas Këlliçit, gjobitet edhe Edmond Spaho me 50 mln lekë të vjetra për shkelje të rregullave anti-covid, reagon nënkryetari i PD: Drejtori i policisë mori urdhër nga Niko Peleshi 

■ Sot është e hapur qendra e tretë e vaksinimit në Shqipëri. Pas Shkodrës dhe Tiranës ka filluar procesi i vaksinimit edhe në Vlorë. Si do të vijojë plani në qytetet e tjera 

■ Policia ka nisur procedimin penal për dy motrat Lalo me argumentin se kanë përhapur informacione të rreme për mjeken Migena Qato. Dy vajzat e pacientit akuzuan mjeken Qato se nuk i ka shërbyer babait të tyre.

■ Protesta për Teatrin Kombëtar. Prokuroria kërkon pushimin e çështjes për ish-deputeten dhe gazetarin Alfred Lela, Caka: Filmimet janë aty

■ Pas Tiranës e Shkodrës, procesi i vaksinimit ka nisur dhe në qytetin e Vlorës. Pasi ndoqi nisjen e procesit, Kryeministri Rama tha se të dielën nis vaksinimi me të moshuarit personalitete mbi 80vjeç 

■ U arrestua në sallën e gjyqit, mjeku Edvin Prifti kërkon heqjen e arrestit me burg dhe kthimin e parave.

Të fundit