Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Lista e plotë e PS, mbetet jashtë Bushati, listohen të pasigurt Majko, Xhafaj e Kodheli

Surprizat e listës së PS, ikin kritikët, Luljeta Bozo kryeson Tiranën, mbetet në Kuvend ‘problematiku’ Rrahman Rraja

■ E la jashtë listave, zbardhet përplasja e Ramës dhe Bushatit në Kryesinë e PS: Angazhimi im politik s’mbaron këtu

Zbardhen emrat e plotë të PD , surprizat në 12 qarqet

■E renditi të parën në Vlorë, kush është ish-drejtoresha e shkarkuar me urdhër të Ramës: Është rast unikal

Dritan Leli refuzon Ramën për të kandiduar deputet në PS

■ Rama prezanton programin për emigrimin: Ky fenomen nuk ndodh vetëm në Shqipëri, pa këtë vendi do ishte si i vdekur klinik. Rama ironizon aleatët e PD: Duka në pritje që Luli ta ribëj ministër; Çfarë thotë për Mediun, Shehin, Dulen dhe Ndokën.

■ Dy kryebashkiakët socialistë kanë dhënë dorëheqjen? Dritan Leli dhe Dionis Imeraj do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

■ Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra për të garuar si deputet në koalicionin e djathtë, “Aleanca për ndryshim”.

■ Media greke: E pamundur të kontrollosh në kufi hashashin që vjen nga Shqipëria, kanë taktika dhe mbështetje nga qeveria.  "Protothema"  ka risjellë në vëmendje një reportash të BBC.

■ Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vetë Kryemadhi do të kandidojë në tre qarqe: Tiranë, Fier dhe Elbasan.

■ Partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”, ka dorëzuar e para listat me emrat e kandidatëve për deputetë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Topalli garon në Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë.

■ GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari: Puç i mirë organizuar, por do të dështojë.

 

Të fundit