Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dritan Leli refuzon Ramën për të kandiduar deputet në PS

Dritan Leli refuzon Ramën për të kandiduar deputet në PS

Dritan Leli nuk ka pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen nga posti i kreut të bashkisë së Vlorës, me qëllim që të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët, u përfol në media se Leli mund të japë dorëheqjen dhe të kandidojë për deputet.

Kjo lëvizje , u përfol se vinte për shkak të konflikteve që Leli ka patur jo vetëm me Ramën, i pranuar nga ky i fundit edhe publikisht, por edhe me Damian Gjiknurin, aktualisht drejtues i fushatës së PS për këtë qark.

Kjo lëvizje do të justifikonte mënjanimin e Dritan Lelit pa zhurmë nga Bashkia e Vlorës, edhe i krijonte Gjiknurit terren për të punuar “i qetë” duke e shfrytëzuar plotësisht institucionin për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nëse Leli jepte dorëheqjen, drejtimin e institucionit e merrte nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, bashkëpunëtor i ngushtë i Damian Gjiknurit, që nga koha kur njëri ishte Ministrinë e Energjisë dhe të Infrastrukturës dhe tjetri drejtor i ARRSH-së.

Të fundit