Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet koalicionit opozitar

Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet
Florian Tahiri

Një tjetër largim nga detyra aktuale për t'u bërë pjesë e listave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra për të garuar si deputet në koalicionin e djathtë, “Aleanca për ndryshim”.

Ai u emërua në bashkinë Durrës në shkurt të vitit 2016 dhe erdhi nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.

Ditën e sotme pritet dorëzimi i listave në KQZ. Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi pak më parë emrat që do të kandidojnë për deputetë, ndërsa pritet që një gjë e tillë të ndodhë edhe në selinë blu.

Të fundit