Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Sigurimi i vaksinave dhe ecuria e procesit. Shqipëria renditet e treta nga fundi, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Malin e Zi. Shtetet që po imunizojnë me shpejtësi popullsinë...

■ Një 32 vjeçar nga Belshi ka humbur betejën me Covid-19. Ai ishte në intubim prej një jave te spitali "Shefqet Ndroqi". I riu nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

■ Shënohen 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 15 mars të vitit 1991 rinisën marrëdhëniet, pas një ndërprerjeje prej 52 vitesh.

■ Përplasjet te zyrat e FRD-së, Meta flet për reagimin e tij: Vendi ishte rrethuar si skenë krimi. Nxjerr marrëveshjen mes FRD-së dhe bashkisë: U bë vetëgjyqësi, dokumenti parashikon zgjidhje ndryshe. Meta ashpërson tonet: Këlyshët e Ndraghetës, opozita po provokohet që të mos hyjë në zgjedhje.

E lidhur: Reagon Rama: Sa herë bërtet, shan, lajthit, qartëson se çdo votë për LSI është kundër drejtësisë

■ Shkon në tetë numri i shteteve që pezullojnë vaksinimin me AstraZeneca. Edhe Hollanda iu bashkua listës së vendeve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas rasteve të evidentuara për efekte anësore.

■ Palmer: SHBA do standardet më të larta ndërkombëtare në zgjedhjet e prillit në Shqipëri 

■ Flutura Açka: Ngjarja në Elbasan e parapërgatitur për t’i treguar opozitës se ka të fortë

■ Refuzoi listën e PS, Gjiknuri sqaron përplasjet me Lelin: U vetëpërjashtua, kjo çështje do diskutohet pas zgjedhjeve

■ Mbërrijnë në Shqipëri 9360 doza të vaksinës Pfizer, si do të përdoren

E lidhur: Dyshimet për mpiksje gjaku, pas Gjermanisë, vaksina AstraZeneka pezullohet edhe nga Franca e Italia; Në Shqipëri po përdoren 38.400 doza të AstraZeneka-s

■ Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Birn: Qeveria injoron thirrjet e aktivistëve mjedisorë.

 

Të fundit