Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Raporti i Europol: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në BE; reagon presidenti Meta:Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë

■ BE e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan: Ekziston rreziku nga disbalanca makro-ekonomike 

■ Padia për vjedhjen e të dhënave/ PD dorëzon në SPAK dosjen, Bardhi: Balla në krye të grupit kriminal për intimidimin e votuesve

E lidhurReagon Rama: S’i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën ‘hajde voto për ne’ 

■ Ç’do ndodhë me Reformën në Drejtësi nëse humb PS? Fatmir Xhafaj: Mund të ketë interferenca nga individë të caktuar

■ Sot nis "Muaji i Madhërishëm i Ramazanit", kalendari i agjërimit për të gjitha ditët 

■ Përdorimi i të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

■ SPAK ka nisur verifikimet pas dyshimeve për nxjerrjen e të dhënave personale nga portali e- Albania dhe përdorimi i tyre, siç denoncoi dhe Partia Demkratike, për zgjedhjet e 25 Prillit.

■ Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, ora policore do të nisë në 22:00-06.00 dhe rinisën futurimet me Britaninë e Madhe. Nga e hëna nisi vaksinimi i personave mbi 60-vjeç me sëmundje kronike.

■ Protestuan kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, policia arreston katër persona dhe procedon 30 të tjerë. Mes tyre edhe aktivistë të LVV.

■ Investigim për sjelljet manipulative të politikanëve përmes Facebook-ut. Ish-zyrtarja tregoi se Facebook gjeti një rrjet shqiptar, i cili prodhonte komente të rreme dhe se ishte i lidhur me individë në qeveri.

Bilanci vjetor i SPAK-ut, 1175 persona janë përgjuar në 2020. Gjithashtu kanë mbërritur 69 letër-porosi, ku është kërkuar informacion për grupe kriminale shqiptare nga vendet e BE-së.

 

Të fundit