Flash News

KRYESORE

Kthimi i ‘anti-shpifjes’ në Kuvend, OSBE e gatshme të bashkëpunojë për të përmirësuar ligjin e medias

Kthimi i ‘anti-shpifjes’ në Kuvend, OSBE e gatshme të

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir tha sot është i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjeseve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar, raporton Zëri i Amerikës.

Zyra e OSBE-së për shtypin e bëri këtë deklaratë pas marrjes së dokumentave shpjeguese nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për arsye të mosdekretimit të ligjit për shtypin në Shqipëri.

“Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së për lirinë e medias.

Presidenti Ilir Meta dekretoi dje kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje” duke evidentuar disa shkelje .

Presidenti theksoi se paketa shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.

“Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Kjo paketë është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias.

Kjo gjëndje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t’i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre.

Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë, për shkak të trysnisë së aplikimit pa kriter dhe subjektiv të masave ndëshkuese dhe shproporcionale që parashikon ligji i miratuar”, arsyetoi Presidenti i Republikës.

Të fundit