Flash News

KRYESORE

Kunati paralajmëron për herë të fundit Tunën: Mos guxo të përmendësh emrin tim

Kunati paralajmëron për herë të fundit Tunën: Mos guxo

Robert Berisha, këngëtari dhe njëkohësisht bashkëshorti i Nora Istrefit ka konfirmuar edhe sërish se raportet e tij bashkëshorten e vëllait, Tunën nuk janë mira.

I intervistuar nga emisioni 'Prive' në Klan Kosova, Roberti deklaroi se është e drejta e secilit që të mos pajtohet me jetën e dikujt dhe se kjo që atij po i ndodh me Tunën nuk është asgjë për t’u çuditur, sepse sipas tij mosmarrëveshje të tilla kanë shumica e familjeve shqiptare, por fakti që ata janë fytyra publike bën që këto informacione të dalin në pah në media.

“Të mos merret me mua më, as të mos gabojë të ma përmend emrin”, deklaroi Roberti për këngëtaren, ndërkaq nga Tuna nuk ka dalë ende asnjë reagim.

Të njëjtën deklaratë, Roberti e pati bërë edhe në emisionin ‘Rudina’, ku u shpreh se për vëllain e tij, Patrisin dhe nipin, Tianin do të jepte jetën, por Tunën nuk dëshironte ta shikonte më sy.

“Tunën s’dua ta takoj kurrë”, Robert Berisha tregon arsyen pse ai dhe Nora nuk flasin me kunatën

Të fundit