
Flash News
Rama shënjestron sërish prokuroren Shkodrës: Gjeli hartoi ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht: Betejën ligjore do e vazhdoj në Strasburg
U kërcënua me kallëzim nga Rama, prokurorja e Shkodrës letër KLP-së: Reagoni për sulmet politike
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Nektaria Stamouli/ POLITICO
Kyriakos Velopoulos vishet me blunë dhe të bardhën e flamurit grek dhe shet politikë populiste në të njëjtën mënyrë siç i bën publicitet kurave mrekullibërëse kundër rënies së flokut dhe letrave me shkrim dore të Jezusit, në televizion.
Por promovuesi i produkteve, i kthyer në deputetet, nuk mund të përkufizohet thjesht si një shitës dallaveraxhi me prirje nacionaliste. Me 10 përfaqësues në parlamentin helen, për të mos përmendur këtu një përfaqësues në Parlamentin Europian, partia e tij e sapokrijuar “Zgjidhja Greke” (Elliniki Lysi) me shpejtësi e ka zëvendësuar “Agimin e Artë”, në rolin e së djathtës ekstreme në politikën helene.
Ndërsa disa nga propozimet politike të Velopoulos-it kurrë nuk do të vihen në zbatim (vetëm nëse ligji europian do të rishkruhet), duke qenë se ai do dënimin me vdekje për trafikantët e qenieve njerëzore dhe fusha të minuara dhe gardhe elektrike përgjatë kufirit turk që t’i mbajnë emigrantët ilegalë jashtë territorit, opinionet e tij kanë filluar që të kenë impakt te masa.
Një nga gjetjet e tij më të fundit, që emigrantët ilegalë të dërgohen në ishuj të shkretë, të pabanuar në pritje të deportimit, me plot entuziazëm u përqafua edhe nga George Kyrtsos, një anëtar i Parlamentit Europian nga partia greke në pushtet, “Demokracia e Re”.
Dhe nëse vendet e treta refuzojnë që t’i marrin emigrantët e tyre sërish pas, referuar planit të Velopoulos-it, “ambasadori i tyre menjëherë do të deportohet, kufijtë do të mbyllen dhe të gjitha lidhjet do të ndërpriten”.
Pak rëndësi ka që vetë prindërit e 53 vjeçarit Velopoulos ishin fermerë grekë, të cilët emigruan në Gjermani, aty ku ai u lind, në kërkim të një jete më të mirë.
“Prindërit e mi nuk u shfaqën një ditë të bukur në doganën gjermane. Ata bënë një kontroll shëndetësor, madje kontrolluan edhe dhëmbët e tyre, nënës sime iu desh të bënte një test shtatzanie dhe më pas atyre iu dha leja që të shkonin dhe të punonin në Gjermani. Ata njerëz të cilët vijnë në Greqi nuk janë emigrantë. Ata janë ca furacakë të jashtëligjshëm, ja kështu i thërras unë”, tha ai në një intervistë për Politico-n.
Velopoulos, i cili krijoi partinë “Zgjidhja greke” në 2016-ën, ka vizion të njëjtë me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, për një Europë kristiane, pa ndikimin islamik.
“Më pëlqen Viktor Orbán, ai mori një vend që ndiqte urdhrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pati sukses duke bërë që ekonomia të dilte me bilanc pozitiv. Dhe po, mua më pëlqen politika e tij në lidhje me emigrimin. Ai vendos interesat e vendit në fillim”, vazhdoi ai.
Duke folur në zyrën e tij të re në parlament, që dikur përdorej nga kryeministri Kostandinos Mitsotakis, babai i kreut të ri të qeverisë të sapozgjedhur, Kiriakos Mitsotakis, Velopoulos bën me gisht te një pikturë në murin pas tij, ku përshkruhet rënia e Kostandinopojës.
“E di që ndoshta nuk është stili yt, por kjo pikturë paraqet përplasjen e dy civilizimeve, Krishterimit dhe Islamit’, vazhdoi ai.
Kura e mrekullisë
Velopoulos, që kërkon ta zhvendosë modelin e biznesit të tij të promovimit të produkteve në ekonominë greke, përdor spektaklin e tij televiziv për të shitur gjithçka, nga pasta e dhëmbëve, kremrat e bukurisë dhe suplementet e ushqimit, deri te kurat mrekullibërëse për artritin reumatoid, depresionin klinik të Alzeimerit dhe rënien e flokëve.
Aty ka kopje unike të letrave të Jezu Krishtit të shkruara me shkrim dore dhe libra të shkruar nga vetë ai, si “Greqia po pikon gjak”.
Disa klientë kanë madje fatin që të magjepsen nga prifti ortodoks asket i quajtur “I moçmi Paisios”, i cili adhurohet si parashikues, e ai po ashtu shet produkte të prodhuara në gadishullin e murgjve në Malin Athos, në Greqinë Verilindore.
Por fjalosjet e tij promovuese shpejt kalojnë në analiza politike të mbushura me teori konspirative të tipit: si grekët dhe rusët fituan Luftën e Dytë Botërore, si punëtorët emigrantë grekë në vitet 60’ krijuan epërsinë ekonomike të Gjermanisë, i kushton vëmendje urrejtjes gjermane ndaj grekëve, luftës hibride turke ndaj Greqisë dhe komplotit midis Greqisë dhe fqinjit të riquajtur Maqedonia e Veriut, që ai vazhdon ta quajë “FYROM”, për të izoluar Rusinë.
Por qëndrimet politike të tij, ashtu si edhe kurat për artritin, gjejnë blerës. Në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut, teksa “Agimi i Artë” ra nga partia e tretë më e madhe në më pak se 3%, që është edhe pragu për një vend në parlament, “Zgjidhja greke” mori në dorë çështjen nacionaliste.
Në mitingjet gjatë fushatës ai cyti turmat drejt akteve të dhunshme barbare.
“A e meriton një trafikant vdekjen? Po apo jo? A e meriton vdekjen një përdhunues fëmije? Po apo jo?” pyeti ai qindra mbështetës në Menidi, një lagje e varfër në periferi të Athinës.
“Po!” iu përgjigj turma e revoltuar.
“Por unë jam demokrat. Kështu që do të organizoj një referendum për të pyetur të gjithë grekët nëse ata janë në favor apo kundër”, vazhdoi Velopoulos duke qëndruar përpara një tabele me sloganin “Greqia e para”.
“Po ju, çfarë jeni?” i pyeti ai.
-“Grekë”, iu përgjigj turma.
-“Të tjerët mund të jenë europianë në fillim nëse ata duan, ne jemi grekë”, tha ai.
Platforma e tij zgjedhore kishte si pikë qendrore mbylljen e të gjitha organizatave joqeveritare që veprojnë aktualisht në Greqi, që i quan “kompani trafikimi”, një ide me impakt të madh nga partia Lega Nord e Matteo Salvini-t në Itali.
“Asnjë nga ata njerëz që punojnë aty nuk do të kishte dëshirë që të mirëpriste emigrantët në shtëpi. Ndihmë do të thotë që ta bësh këtë gjë pa pritur asgjë në këmbim. Të gjithë ata marrin rroga më të larta dhe e shikojnë këtë si një biznes fitimprurës”, u shpreh Velopoulos.
Në vazhdimësi
Zgjidhja greke mund të jetë vetëm 3 vjeçe, por lideri i saj nuk është rishtar në politikën helene. Fillimisht ai u zgjodh si ligjvënës për një parti të vogël nacionaliste “LAOS” (Bashkimi Popullor Ortodoks) në 2007 dhe prapë në 2009-ën.
Ishte partneri i vogël në koalicionin qeveritar që votoi për programin e parë të Greqisë për kredimarrje në 2010, për të cilin Velopoulos tani thotë se ai e kundërshtoi, por se duhet ta votonte për shkak se u detyrua nga partia.
Në 2012, ndërsa mbështetja e LAOS-it ishte zbehur, ai bashkë me anëtarë të tjerë, si ministri aktual për Zhvillimin, Adonis Georgiadis dhe ai i Bujqësisë Makis Voridis, u larguan për t’u bashkuar me partinë “Demokracia e re”.
I lënë mënjanë listës së partisë për zgjedhjet e 2012-it, ai u largua për të themeluar “Zgjidhjen greke”.
Velopoulos hedh poshtë akuzat në mediat lokale dhe ndërkombëtare që “Zgjidhja greke” është pro ruse apo merr fonde nga Rusia, e megjithatë e admiron hapur Vladimri Putin-in dhe ndien të njëjtë gjë rreth Donald Trump-it.
“Të dy janë liderë të mëdhenj për vendet e tyre. Trump-i thotë ‘Amerika në fillim’, kurse ne themi ‘Greqia në fillim’.
Mua do të më pëlqente që të vija në zbatim idenë e tij rreth tarifave për importet nga vendet e treta. Përse duhet që Greqia të importojë patate apo domate nga Turqia? “
Një arsye për suksesin e “Zgjidhjes greke” mes elektoratit nacionalist, ishte opozita e zëshme dhe e dukshme e Velopoulos-it për marrëveshjen e vitit të shkuar mes qeverisë greke dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për ta ndryshuar emrin e vendit të vogël ballkanik.
Velopoulos, i cili u rrit në Greqinë veriore, ishte një ndër figurat kyçe në protestat kundër marrëveshjes. Çështja maqedonase pati ndikim të madh mes grekëve, të cilët po nisnin të merrnin veten nga një dekadë e depresionit ekonomik, vetëvlerësimi i të cilëve vuante nga poshtërimi i perceptuar nga kredidhënësit ndërkombëtar dhe politikat kursimtare.
Qeveria greke e asaj kohe, nën drejtimin e kryeministrit të majtë, Alexis Tsipras, u vu nën presion nga SHBA-ja dhe BE-ja që ta mbyllte marrëveshjen, ndërsa akuzohej se veproi në të tillë mënyrë që të siguronte kushte më të favorshme për kredinë e marrë.
Në zyrën e Velopoulosit dekori patriotik përfshin një flamur që shfaq Diellin e Verxhinas, simboli i mbretërisë së lashtë të Maqedonisë, që Maqedonia e Veriut e ka hequr nga të gjitha vendet publike në bazë të marrëveshjes me Greqinë.
Ai akuzon qeverinë e re konservatore të Demokracisë së Re se është treguar shumë e butë me Maqedoninë e Veriut dhe zotohet se partia e tij kurrë nuk do ta lejë këtë çështje të qetë, deri sa vendi fqinj ta heqë fare fjalën “Maqedoni” nga emri.
“Do t’u bëj presion atyre që të binden duke u ndërprerë furnizimet ushqimore. Shumica e tyre kalojnë nëpërmjet portit tonë në Selanik. Por Demokracia e Re po vë në zbatim çdo pikë të akordit”, tha ai.
Lideri i ”Zgjidhjes Greke” thotë se partia e tij nuk do të vuajë të njëjtin fat si nacionalistët e tjerë, LAOS apo Grekët e Pavarur, që u bashkua me qeveritë e koalicionit.
“Nuk i zë besë Demokracisë së Re, nuk i besoj ministrave të saj”, u shpreh ai.
Velopoulos parashikoi se partia e tij do të dyfishojë mbështetjen në zgjedhjet kombëtare të radhës krahasuar me 3.7% që fitoi në korrik dhe do të vazhdojë që të rritet nëse “i qëndron besnike parimeve të veta”.
*Përktheu për Politiko.al: Irgis Hysenaj
Të fundit



Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51