Flash News

KRYESORE

“Lëre të vdesë”, dëshmia tronditëse e dibranit: Terror nga policë me maska dhe kallashnikovë

“Lëre të vdesë”, dëshmia tronditëse e

Një qytetar nga me emrin Korab Shehi ka treguar për dhunën e ushtruar nga policia gjatë natës në Dibër.

Në videon e publikuar nga Partia Demokratike, qytetari thotë se ka qenë ora 03.00 e mëngjesit kur policë me maska dhe të armatosur me kallashnikovë kanë kanë bastisur shtëpinë e të afërmve të tij.

“Ishte ora 03.00 e mëngjesit. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë I kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë. Ishin me maksa, kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo skemi punë, më tha kush je. I thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt”, thotë qytetari.

Më tej ai tregon një episod dramatik kur nuses së kushëririt të tij i ra të fikët, dhe policët nuk e lejuan t’i jepte ndihmë.

Sipas tij, policët i kanë thënë “lëre të vdesë në rrugë”, duke e goditur më pas me shkop gome në trup dhe fytyrë.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-29-at-12.01.01.mp4"][/video]

Të fundit