Flash News

KRYESORE

Lokali ku u dhunuan turistët spanjollë vazhdon punën, rasti përsëritet ndaj pushuesve italianë

Lokali ‘Panorama’ i Mihal Kokëdhimës vazhdon  qetësisht punën, edhe pse vetëm dy ditë më parë aty u dhunuan 5 turistë spanjollë.

Iu desh vetë ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi që të drekonte dje me turistët spanjollë, si për të rregulluar disi imazhin që ishte krijuar nga sjellja e dhunshme e pronarëve të lokalit.

Gjithashtu, në një status që kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me këtë çështje dhe uroi që pronari i këtij biznesi, Mihal Kokëdhima të mos i shpëtojë drejtësisë.

Në këtë status të kryeministrit, një qyetar është ankuar sërish.

Në komente ai tregon se pasi u dhunuan turistët spanjollë, pronarja i ka përzënë nga restoranti. Ai thotë më tej se bashkë me ta kanë qenë edhe disa turistë italianë.

Të fundit