Flash News

KRYESORE

Lori Hoxha i realizon dëshirën Luanës, së shpejti bashkë në ekran

Së shpejti në ekranin e Top Channel do të rikthehet sezoni i katërt i "Shiko kush luan" me Luana Vjollcën dhe sërish dy kapitenët e skuadrës së saj do jenë Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja.

Por mesa duket, autorja dhe moderatorja e emisionit, Luana Vjollca, ka dëshirë që të ftuar në emision të ketë dhe Lori Hoxhën, trashëgimtaren e Top Channel.

Lori  Mirëpo ka publikuar disa foto në “Instagram-in” e saj ku shkruan: “Dikush më tha që nëse komentoni dëshirën tuaj në këtë foto do bëhet realitet”.

Luana menjëherë ka "shfrytëzuar" këtë mundësi duke i shprehur dëshirën për ta patur të ftuar speciale në emision.

"U krye”, i ka kthyer Lori.

Pra, shumë shpejt dy nga vajzat më të ndjekura në Shqipëri, do i shohim bashkë në të njëjtin ekran për një puntatë. Lori ka qenë dhe njëherë e ftuar në "Shiko kush luan", ku kundërshtare kishte motrën e saj, Sarën.

Të fundit