Flash News

KRYESORE

Mark Marku: Janë zbuluar detajet e krimit për shembjen e Teatrit. Akt kriminal!  

Mark Marku: Janë zbuluar detajet e krimit për shembjen e Teatrit. Akt

Ditën e sotme po mbahet një tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e intelektualëve; artistëve, akademikëve e gazetarëve për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Analisti Mark Marku, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga ‘Think Tank’-u Politiko, shprehet se mobilizimi i të gjithëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka patur efekt shumë pozitiv.

“Mua s’më ka privuar fakti që jemi pak. Për fat të mirë e vërteta dhe e drejta nuk janë çështje e konsensusit popullor. Jemi në raportet që ne po bëjmë një akt. Pjesa më e madhe këtu kanë interesa të drejpërdrejta. Ne po bëjmë një gjest normal dhe shumë mirë që e bëjmë dhe mos kërkojmë një rezultat të tipit që populli të mblidhet.

Në fillim thoja duhet reagim dhe të tjerët nuk kanë vlerë. Unë mendoj se kanë pas vlerë dhe të tjerët.  E korrigjoj atë që kam thënë, e kam thënë nga irritimi sepse veç fakti që mund të shembet Teatri Kombëtar më irriton. Gjithë kjo që është bërë në këto tre javë ka ndikuar shumë”, shprehet Mark Marku.

Më tej analisti vlerëson dhe shkrimet e të gjithë personave që kanë shkruar në lidhje me Teatrin Kombëtar. Marku shton më tej se nëse lejojmë shembjen e një ndërtesë me vlerat hisorike, si Teatri, do të bëhej një akt kriminal.

“Do bëhej një akt kriminal me bashkëpunimin tonë në mes të Tiranës nëse ne heshtim. Janë zbuluar të gjitha detajet e këtij krimi. Që nga pakti mes qeverisë dhe grupeve mafioze, të gjitha shkeljet e ligjit nga Ministrja e Kulturës, nga kryeministri, kryebashkiaku Erion Veliaj, që kanë të drejtë të reagojnë si ne dhe jo të shesin votimet”, u shpreh më tej ai.

Të fundit