Flash News

KRYESORE

Marrëveshja në SHBA, Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Marrëveshja në SHBA, Trump: Hoti dhe Vuçiç e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë ato, Ballkanin dhe botën, vende më të sigurta.

Nëpërmjet një deklarate të transmetuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në llogarinë e tij në Instagram, Trump u shpreh se një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve, Hoti dhe Vuçiç.

“Guximi i jashtëzakonshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet. Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt", tha Trump.

Kujtojmë se Hoti dhe Vuçiq nënshkruajtën marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Megjithatë, ata nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç.

Ndërkohë Trump ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

https://www.instagram.com/p/CFHwfGbDjMa/?utm_source=ig_embed

Të fundit