Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Media e njohur ‘Le Monde’ dënon aktin e shembjes së teatri në Tiranë: Në Shqipëri Teatri Kombëtar i shkatërruar nga qeveria, “një akt barbar”.

■  Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali duket se nuk është penduar aspak pasi i cilësoi protestuesit për teatrin ‘trushpëlarë’ gjatë një seance në parlament. E pyetur mbi këtë deklaratë që ngjalli mjaft indinjatë, Spiropali tha në A2 se nuk është penduar, madje i cilëson të tillë nga mëngjesi në darkë pasi sipas saj protestat janë të stisura.

Botuesi i ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi shkruan se kryeministri Edi Rama është bindur nga këshilltarët dhe disa të huaj që të shpallë zgjedhjet vendore në tetor të këtij viti.

Referuar burimeve konfidenciale, në shkrim Lesi sqaron se Rama nuk do t’i shpallë këto zgjedhje që u morën nga PS në 30 qershor të vitit të shkuar, ‘se ka hallin e demokracisë, por se është në kërkim të mandatit të tretë si kryeministër.

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish me një mesazh të fortë, teksa publikon këngën e dy artistëve zviceranë dedikuar shembjes së teatrit.

Sipas Metës, kjo këngë homazh duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë.

Dy aksidente automobilistike njëri pas tjetrit: viktimat një burrë dhe një fëmijë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën që kanë nënshkruar më 25 korrik 2019 për sistemin zgjedhor.

■  Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, tha se ndryshimi i sistemit nuk ndikon shumë në, atë që e quajti problemin kryesor, manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Lubonja foli edhe për një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës.

Të fundit