Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë nesër (sot) në orën 11:00 grupin e punës së hartimit e ndryshimeve për Reformën Zgjedhore bashkë me Kryesinë e Partisë.

■ Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015 është liruar. Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka prova.

Rama është shprehur kundër kritikëve të kreut të PD Lulzim Bashës, të cilët e akuzojnë atë se hoqi dorë nga kauza e tij dhe se nga kjo marrëveshje nuk fitojë asgjë.

Petrit Vasili u shpreh se kësaj radhe se opozita ka qenë "Dream Team" (skuadra e ëndrrave) dhe ka treguar se ka pasur telefonata  intensive gjatë kësaj kohe me Bashën dhe Kryemadhin, por asnjë bisedë me Ilir Metën gjatë kohës së Reformës Zgjedhore

Të fundit