Vasili flet për raportet PD-LSI: Kësaj radhe ishim ‘Dream Team’, nuk kam pasur asnjë kontakt me Metën

Këtë javë i ftuar në “Kjo javë” me Nisida Tufën në Neës24, është nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ndër të tjera ka folur për raportet PD- LSI një vit para zgjedhjeve parlamentare janë si asnjëherë më parë.

Vasili u shpreh se kësaj radhe se opozita ka qenë “Dream Team” (skuadra e ëndrrave)dhe ka treguar se ka pasur telefonata  intensive gjatë kësaj kohe me Bashën dhe Kryemadhin, por asnjë bisedë me Ilir Metën gjatë kohës së Reformës Zgjedhore:

“Zero kontakte me Ilir Metën. Me Bashën dhe Kryemadhin kam pasur kontakte intensive. Në Bruksel dhe kudo e kanë shumë të qartë se kush ishte i bindur për të mbyllur reformën dhe jo, kush ishte i gëzuar që kjo po ndodhte dhe kush jo, si dhe pretendimet e opozitës. Nuk ka pasur ndonjëherë ditë të këqija, por ditë më të mira se sot nuk ka pasur. Perfekt Kryemadhi- Basha. Me të gjithë liderat e opozitës, ka funksionuar si kurrë më parë si skuadër, ku më së mirë të gjithë kanë luajtur rolin e tyre. Opozita funksionoi si Dream- Team.”