Flash News

KRYESORE

“Me kanë kërcënuar në zyrë”, Ruçi i tërheq vëmendjen Grupit Demokrat dhe Elisa Spiropalit: Duhet të ishte këtu të mbajë shënime

“Me kanë kërcënuar në zyrë”, Ruçi i

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu përgjigj deklaratës së fortë të kryetares e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, e cila tha sot në Kuvend se e kanë kërcënuar me jetë në zyrë.

Madje, ajo i kërkoi Ruçit që të marrë masat e menjëhershme pas një shkrese që i kishte dërguar.

Ruçi reagoi pas fjalës së Hajdarit se shkresa i është përcjellë ministrit të Brendshëm, ndërsa u tërhoqi vëmendjen grupeve parlamentare që problemet mes tyre t’i zgjidhin dhe të mos i depozitojnë në Kuvend. Po ashtu, ai nuk kurseu as ministren Elisa Spiropali, sipas të cilit duhet të ishte në seancë dhe të mbante shënime për problemet e ngritura.

“Dua tju bëj me dije disa gjëra. E para, nuk keni pas lançoni ato që keni thënë në konferencën e shtypit. Ku merr pjesë një deputet është e drejtë ekskluzive e grupit parlamentar, këtu s’ka punë fare kreu i Kuvendit. Zgjidhini problemet si të doni, se kush largohet nga një grup parlamentar është e drejtë e tyre. Sa i përket problemit të dytë keni të drejtë. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin duhet të jetë prezent dhe duhet të mbajë shënim çdo gjë dhe  çdo problem. Nëse keni një kërkesë për kryeministrin depozitojeni", u shpreh Ruçi, duke sqaruar se sa i takon shkresës së Hajdarit, “brenda sallës së kuvendit dhe godinës së Kryesisë së parlamentit, punonjësit e shërbimit të bëjnë detyrën e tyre. Në mënyrë të posaçme kërkesën tuaj e kam përcjellë ministrisë të Brendshme të merren masa për shkresën që keni përcjellë”.

Të fundit