Flash News

KRYESORE

Media pranë së majtës: Anulohet konstituimi i Pjetrit, gati zgjedhje të parakohshme

Kryebashkiaku në pritje i Shkodrës, Valdrin Pjetri nuk do të konstituohet me 21 gusht, siç ishte planifikuar, pas publikimit të dokumenteve që rezulton i dënuar me burg për trafik droge në Itali. Report TV shkruan se në Shkodër mund të organizohen zgjedhje të parakohshme, nëse faktohet akuza e selisë blu.

“Dhe nëse akuzat e PD lidhur me dënimin e Pjetrit në Itali do të rezultojnë të vërteta, në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme”, citon disa burime Report TV.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente të nxjerra nga,  kuestura e Firences, që sipas tij, tregonin se Valdrin Pjetri rezulton i dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge. Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën dhe është dëbuar.

Të fundit