Flash News

KRYESORE

Ramës nuk i mbarojnë “elvis rroshët”: 8 kryebashkiakët e PS që kanë ndryshuar emra, mbiemra e atësi

Nuk janë pak, por 8 kryebashkiakë te Partise Socialiste të dalë nga "30 qershori" që kanë ndryshuar emrat ose mbiemrat e tyre, përfshirë edhe Agim Kajmakun e Vorës. Duke iu referuar formularëve të dekriminalizimit  të depozituar në KQZ, në unison ata nuk pranojnë se i kanë ndryshuar gjeneralitet për shkak të verpave penale jashtë shtetit, siç dyshohet, por per arsye personale.

I veçantë rasti i kryebashkiakut të PS në Memaliaj, Gjokel Guci, që pranon se ka ndryshuar jo vetëm emrin, mbiemrin por edhe atësinë – arsyet nuk i ka bërë të ditura deri më sot. Nuk i ka shpëtuar fenomenti as aktori Erion Isai, që i ka shtuar një “i” mbiemrit të tij, shkruan Politiko.al.

Lista e plotë:

Ilir Xhakolli, kryebashkiaku i Pogradecit, në formularin e dekriminalizimit ka deklaruar se gjeneraliteti i tij i mëparshëm ka qenë Ilirjan Xhago, mirëpo mohon se ka qenë ndonjëherë i dënuar në Shqipëri apo jashtë vendit.

Mbiemër të ndryshuar ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i sapo-konstituuar i Sarandës, Adrian Gruma, që siç pritej doli fitues nga votimet e 30 qershorit. Mbiemri i tij i mëparshëm ka qenë Gurmo.

Kryebashkiak i PS në Memaliaj, Gjolek Guci ka pranuar se ka përdorur edhe emër, mbiemër dhe atësi tjetër. Nga Gjolek Myslym Guci në Spiro Jorgo Kuremenos.

Edhe Nuri Belba i Bashkisë së Përrenjasit ka ndryshuar emrin. Ai ka deklaruar se më parë e ka pasur emrin Nuredin, ndërsa arsyet nuk dihen.

Mbiemrin e ka ndërruar edhe aktori Erjon Isai që u emërua në  Kolonjë . Ai deklaron se mbiemri i mëparshëm ka qenë Isa.

Ndërsa Mark Babani i Vaut të Dejës ka ndryshuar mbiemrin ku më herët e ka pasur Babaj.

 

Fenomenit nuk i ka shpëtuar as kryebashkiaku i Finiqir, Kristo Kiço që garoi nën siglën e Partisë Mega, i cili ka ndryshuar mbiemrin, të cilin më herët e ka pasur Katrani.

Po ashtu identitet ka ndryshuar edhe kryebashkiaku i PS në Himarë,  Jorgo Goro, i cili më parë quhej Gjergji Goro.

Ndërsa Agim Kajmaku i Vorës shprehet se ka përdorur emër dhe mbiemër tjetër gjatë kohës që ishte në Greqi, duke u quajtur Jorgo Toto.

Të fundit