Flash News

KRYESORE

Mesazhi i Metës pas përplasjeve te Astiri: E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve

Mesazhi i Metës pas përplasjeve te Astiri: E papranueshme dhuna e

Vjen reagimi i presidentit Ilir Meta pas situatës së tensionuar sot në zonën e Astirit.

Me një mesazh në rrjetet sociale, Meta e cilëson të papranueshme sipas tij dhunën e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re dhe që po protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

“Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta.

Të fundit