Flash News

KRYESORE

Meta letër OSBE: Ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë

Meta letër OSBE: Ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër eprorëve të Bernd Borchardt në Shqipëri ku shkruan se ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë.

A2 raporton se lidhur me këtë vendim të presidentit qëndrojnë dy arsye:

Fakti që vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019, si dhe gjesti me gishtin e mesit kundrejt banorëve të Astirit.

Mësohet se kjo letër është dërguar nga Kabineti i Presidentit në adresë të Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Pranisë së OSBE në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë.

"Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës", thuhet në dokumentin e Presidentit.

Kujtojmë se sot Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka folur sërish për incidentin e pak javëve më parë, kur u ngriti gishtin e mesit disa prej protestuesve të Astirit.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, ai tregon se u gjend i papërgatitur përballë thirrjeve nga protestuesit në drejtim të tij dhe të shoqes, ndërsa fyerjen me gishtin e mesit e argumenton si humbje kontrolli.

U ngriti gishtin e mesit protestuesve, Borchardt: Humba kontrollin emocional, u ndjeva i kërcënuar

Të fundit