Flash News

KRYESORE

Meta “rrëzon” Kolegjin Zgjedhor: Vendimi s'prek vlefshmërinë e dekretit, efekti vetëm ndaj palëve në proces

Meta “rrëzon” Kolegjin Zgjedhor: Vendimi s'prek

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi kërkesë-padinë e partisë Uniteti Kombëtar, pasi KQZ e refuzoi të ç’regjistrohej nga zgjedhjet e 30 qershorit, pas dekretit të presidentit që parashikonte anulimin e zgjedhjeve vendore.

Në një deklaratë për shtyp që në orët e para të mëngjesit, Presidenti Meta deklaroi se vendimi i një dite më parë nuk e prek vlefshmërinë e dekretit të presidentit, pasi një tagër të tillë nuk ja njeh kushtetuta.

Sipas Metës, vendimi ka efekt vetëm ndaj palëve të përfshira në proces.

“Në 10 qershor anulova zgjedhjet për 30 qershorin. Kjo vendimmarrje synonte që t'u krijonte palëve mundësi reflektimi për të dialoguar. Kjo nismë synonte të ndihmonte përpjekje për dialog të kryeministrit Rama, pas 7 letrave publike që i dërgoi zotit Basha.

Në mënyrën më zhgënjyese nën direktivat e tij kuvendi miratoi një rezolutë që institucionet të mos zbatonin dekretin e presidentit edhe pse i publikuar në Fletoren Zyrtare.

Dje, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër KQZ që e pengonte të ç’regjistrohej. Por e rrëzoi kërkesë padinë nga këto zgjedhje imagjinare.

Presidenti nisur nga dizinformacionet e shpërndara qëllimisht sqaron se në proces kolegji nuk shqyrton aspak vlefshmërinë e dekretit pasi një tagër të tillë nuk ja njeh kushtetuta. Institucioni i presidentit nuk është thirrur nga kjo gjykatë në proces, ndaj nuk prodhon asnjë efekt juridik për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor ka efekt vetëm për kundrejt palëve në proces, pra mes organizatë socialiste (KQZ ) dhe PUK. Vendimi i Kolegjit është truk procedural dhe një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik për të anatemuar vendimin e kreut të shtetit indirekt, por nuk prek aspak vlefshmërinë e dekretit. Vendimi ishte i orkestruar prej kohësh përmes shantazhit politik të mazhorancës.

Vetëm gjykata Kushtetues mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit të presidenti, është i zbatueshëm për të gjithë. I bëj thirrje mazhorancës të tërhiqet nga shantazhet pasi asgjë nuk e justifikon para ligjit.

Pres i duhur reflektimin e tyre, kanë përgjegjësi jo vetëm para militantëve por të gjithë shqiptarëve. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës mbetet vetëm dialogu dhe respektimi i ligjit nga të gjithë”, tha presidenti.

Kriza/ Çfarë nuk thonë dot ambasadorët, e tregon Meta: Më besoni mua se jam esëll, ndoshta nuk i lënë

A do të japë dorëheqjen Ilir Meta? Presidenti i prerë: Këtu më kemi deri në 24 korrik 2022, dakord?

Zgjedhje më 30 qershor? Meta paralajmëron mazhorancën: Kush vazhdon me kokëfortësi do mbajë përgjegjësi

Të fundit