Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Meta: Thaçi ndjehet i lënduar sepse është i bindur në pafajësinë e tij
Presidenti Meta në një intervistë për "Çim Peka LIVE" në Syri TV, komentoi konferencën e para pak minutave të homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi.
Ai u shpreh se Thaçi është i lënduar pasi është i bindur në pafajësinë e tij.
“Presidenti Thaçi është i lënduar sepse është bindur në pafajësinë e tij. Kjo është një gjë me të cilën ne jemi mësuar sepse edhe drejt të tjerë të UÇK janë akuzuar dhe janë ndeshur me tribunalin ndërkombëtar. Kjo është një luftë që vazhdon prej dy dekadash. Kjo gjykatë është kompromis pas akuzave të Dick Marty-t dhe presion nga shtetet që nuk e kanë njohur dhe kanë dashur të pengojnë shtetin e Kosovës", tha Meta.
I pyetur nëse i beson Gjykatës Speciale, Meta u shpreh se ngritja e saj ka qenë e padrejtë dhe e sforcuar, por ka qenë një kompromis që duhej realizuar.
"Nuk besoj se ka patur shqiptarë që ka qenë pro dhe e kemi konsideruar si të padrejtë dhe të sforcuar. Të gjithë drejtuesit e UÇK kanë shkuar në Hagë dhe unë e thashë edhe më pare se ka qenë një kompromis dhe siç e tha vetë Thaçi, ata e kanë marrë parasysh pse duhej pranuar ky kompromis. Më pas do të vendoste Këshilli i Sigurimit dhe situata do të bëhej më pak e favorshme për Kosovën. Jam I bindur në pafajësinë e tyre. Siç kam qenë për Haradinajn, për Limajn e për të tjerë", tha Meta.