Flash News

KRYESORE

Meta thërret në Presidencë Gent Ibrahimin: Organet e drejtësisë penale, sa më shpejt në funksion

Meta thërret në Presidencë Gent Ibrahimin: Organet e

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Presidencës, shkruhet:

“Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e informoi Kreun e Shtetit për hapat e mëtejshëm dhe koordinimin ndërmjet të gjithë institucioneve të përfshira në procesin e konstituimit të Prokurorisë së Posaçme.

Presidenti Meta e siguroi z. Ibrahimi për mbështetjen e pakursyer në përmbylljen me sukses të procesit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit të KLP-së, se pavarësisht rezervave që ai ka patur në lidhje me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe vonesat në krijimin e këtyre institucioneve të reja, do të mbështesë maksimalisht këtë proces, në mënyrë që këto organe kaq të rëndësishme të drejtësisë penale të jenë sa më shpejt funksionale dhe që procedura e konstituimit të tyre të kryhet brenda një kohe sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këtë drejtim, Presidenti i Republikës do të përmbushë çdo detyrim që do t’i kërkohet sa më parë të jetë e mundur, në përputhje me ligjin dhe frymën e Kushtetutës.”

Sot Presidenti Meta priti në zyrë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha ku diskutuan për krizën politike dhe përplasjet në Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë Meta u takua me paraardhësin e tij Meidani, me të cilin tha se u diskutua zgjidhja e krizës politike dhe institucionale.

Pas Bashës dhe aleatët e PD, Meta thërret në zyrë edhe Sali Berishën

Të fundit