Flash News

KRYESORE

Miley Cyrus flet për herë të parë as divorcit: Isha tërësisht e përkushtuar

Miley Cyrus flet për herë të parë as divorcit: Isha

Prej disa ditësh tashmë po përflitet për ndarjen e bujshme të Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus. Ky lajm çuditi fansat pasi kur mendohej se martesa e tyre ishte në momente shumë të mira, doli lajmi i ndarjes.

Miley ka folur për herë të parë për ndarjen në disa postime në Tëitter. Ajo shkruan në postimin e parë:

“E vërteta është se pasi unë u pajtova me Liam isha tërësisht e përkushtuar. Këtu nuk ka sekrete për t’u zbuluar. Unë kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetë. Nuk jam perfekte dhe nuk dua të jem, është e mërzitshme. Unë jam rritur.”

Më tej Miley shton se tradhtia nuk është arsyeja e ndarjes dhe pavarësisht gjithçkaje ajo vazhdon të dashurojë Liam-in:

“Unë mund të pranoj shumë gjëra, por jo ato që thuhen se unë dhe Liam prishëm martesën pas një tradhtie. Unë dhe Liam ishim bashkë për një dekadë. Unë e kam thënë dhe është e vërtetë. Unë e dua Liam dhe do e dua gjithmonë.” 

 

Të fundit