Flash News

KRYESORE

Mitsotakis i telefonon Ramën: diskutojnë për rikthimin e normalitetit nga COVID-19

Mitsotakis i telefonon Ramën: diskutojnë për rikthimin e

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis telefonoi të mërkurën kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas mediave greke, Mitsotakis dhe Rama floën për situatën e krijuar nga koronavirusi në të dy vendet.

Dy homologët kanë diskutuar për politikën e daljes nga situata e krizës dhe heqjen graduale të masave të bllokimit, në mënyrë që të dy vendet mund të rivendosin marrëdhëniet normale përsëri. Mediat greke, të cilat kanë zbardhur detaje nga biseda, nuk japin shumë detaje lidhur me temat e tjera të diskutuara mes Mitsotakis dhe kryeministrit Edi Rama.

Kjo bisedë vjen në një kohë kur Greqia futet në sezonin e punëve të bujqësisë dhe i duhen mijëra punëtorë krahu për këtë periudhë. Shqiptarët janë nga punonjësit më të mëdhenj sezonal në Greqi gjatë periudhës së punëve në sektorin e bujqësisë.

Të fundit