Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Gëzim Mema, “Trajneri i Shekullit” në atletikën e Shkodrës

Ndahet nga jeta Gëzim Mema, “Trajneri i Shekullit” në

Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ish-trajneri i njohur shkodranë, Gëzim Mema.

Shkak u bë një sëmundje e rëndë, me të cilën humbi betejën.

Mema ka drejtuar ekipin e atletikës së ‘Vllaznisë’, por prej më shumë se 10 vitesh punonte në Bashkinë Shkodër, si inspektor sporti.

Për kontributin e tij si trajner, Bashkia Shkodër një vit më parë në sajë të 100 vjetorit të SK Vllaznia, e shpalli atë “Trajner të Shekullit”.

Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi shkruan në rrjetet sociale se ndarja e Memës nga jeta është një vlerë që i ikën Shkodrës e Shqipërisë.

“Trajner dhe drejtues i veçantë i sportit në Shkodër. Një vlerë që i ikën Shkodrës e Shqipërisë, qytetar model dhe me kontribute të shumta sidomos në sportin e atletikës, prind e mësues i dashur”, shkruan Ademi.

Të fundit