Flash News

KRYESORE

Ndryshimi në jetën e çiftit është arsyeja pse Ed Sheeran u tërhoq papritur nga muzika

Ed Sheeran do të bëhet baba për herë të parë. Këngëtari britanik dhe partnerja e tij me të cilën është prej dy vitesh Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Këngëtari, 29 vjeç dhe Cherry, 27 vjeç, të cilët u takuan për herë të parë në shkollë, dhe sipas burimeve për mediat e huaja, thuhet se i ndajnë vetëm pak javë nga të qenurit prindër, pasi e mbajtën shtatzëninë sekret gjatë izolimit të COVID-19.

 “Izolimi ishte një justifikim i përsosur për të mos u dukur, por gjërat po afrohen dhe nga emocioni i madh ata kanë filluar t’ia tregojnë lajmin miqve dhe familjes. Ata po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vijë në jetë këtë verë. Është një kohë me të vërtetë e lumtur dhe familjet e tyre janë të lumtur për ta dhe mezi po presin,” - janë shprehur burimet.

Lajmi vjen pasi Ed njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të bënte një pushim të zgjatur nga karriera e tij për t’u përqendruar në udhëtime dhe jetën e tij personale.

Të fundit