Flash News

KRYESORE

Nën hetim 6 këshilltarë bashkiakë me dënime në Zvicër, Suedi e Norvegji. Akuza për rrahje e falsifikime patentash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme hetimin e gjashtë këshilltarëve bashkiakë të dalë nga procesi i 30 qershorit. Sipas një dokumenti të publikuar nga Abc News, verifikim është kërkuar për këshilltarin e Partisë Socialiste në Durrës, Alban Ramohitaj. Ai ka deklaruar dënim për vjedhje energjie me 2 muaj burg, dhe dënim me marrëveshje në Itali për përdorim patentë shqiptare jo të vlefshme në Itali. Nën hetim është një tjetër këshilltar socialist për të cilin KQZ ka dyshime. Mirush Dema në Kamëz, ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e  BE-së deri në tetor 2019. Këshilltari bashkiak i Tiranës, Armand Rama, i Partisë Social Punëtore,  po verifikohet sepse ka deklaruar dëbim nga Norvegjia për disa javë. Një dëbim nga vendi nordik ka deklaruar dhe Geri Zogu, këshilltar i Partisë së Gjelbër, në bashkinë Gramsh. Dëbimi i tij nga Norvegjia ka qenë për për 4 vjet. Arbis Vjerdha është këshilltar në Shkodër nga Partia Socialiste e Moderuar. Ai ka deklaruar procedim penal në Itali dhe në Shkodër për “rrahje”. Erin Gjoni këshilltar, Partia Social Demokrate, bashkia Lezhë, ka deklaruar dënim me burgim nga Gjykata e Shkodrës, një dënim me burgim nga Gjykata në Itali si dhe një dënim me 350 euro gjobë nga prokuroria italiane. Këto rrethana me deklarime të paqarta, nuk i lejojnë KQZ-së të dalë në përfundimin nëse 6 këshilltarët duhet apo jo ta gëzojnë mandatin, ndaj kërkon verifikim të thelluar përpara se të marrin një vendim. Organi i akuzës pritet të hyjë në kontakte me autoritetet e shteteve përkatëse për të verifikuar në detaje veprat e tyre dhe më pas do t’ia dërgojë të dhënat e verifikuara KQZ-së. [caption id="attachment_313557" align="alignnone" width="759"] Alban Ramohitaj - PS Durres[/caption]   [caption id="attachment_313558" align="alignnone" width="734"] Alban Ramohitaj - PS Durres[/caption] [caption id="attachment_313559" align="alignnone" width="773"] Mirush Dema - PS Kamez[/caption]

Armand Rama - PSP Tirane

[caption id="attachment_313561" align="alignnone" width="763"] Geri Zogu - PGJ Gramsh[/caption] [caption id="attachment_313562" align="alignnone" width="757"] Arbis Vjerdha - PSM Shkoder[/caption]  

Per Erin Gjonin, këshilltar i Partise Social Demokrate, bashkia Lezhë nuk ka informacion ne KQZ.

Të fundit