Flash News

KRYESORE

'Ngjarja e Vitit' sipas Iris Luarasit

'Ngjarja e Vitit' sipas Iris Luarasit

Irgis Hysenaj

Viti 2019 nuk ka për t’u harruar lehtë nga shqiptarët. Kjo sepse ka qenë i mbushur me ngjarje, të cilat për fatin tonë, ndikuan dhe do të ndikojnë në jetët e gjithësecilit edhe në të ardhmen. Në vendin tonë ndodhën ngjarje vendimtare, që nga lënia e mandatave të opozitës dhe dalja nga parlamenti, tërmeti i 26 nëntorit, refuzimi i hapjes së negociatave me BE-në, zgjedhjet vendore pa opozitën, e po ashtu u krijuan institucione, nga të cilat pritet një drejtësi e pavarur dhe e shëndoshë. Për “Politiko.al”, kanë dhënë opinionin e tyre tetë personazhe publikë, të cilët kanë argumentuar ngjarjen më të veçanta të këtyre 12 muajve për popullin tonë.

 Irisi Luarasi

Ngritja e SPAK-ut dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimit është ngjarja më e rëndësishme, përveç tërmetit. Për t’u veçuar është edhe djegia e mandateve të opozitës, por unë ndalem pikërisht te ngritja e SPAK-ut për faktin se kjo është e vetmja dritë-shprese, që kanë shqiptarët si unë, për të jetuar në Shqipëri. Kjo është arsyeja se përse unë e përmend, pasi pa diskutim që ikja e opozitës nga parlamenti është një gjëmë. SPAK dhe BKH janë e vetmja shpresë, jo për të parë emra të parëndësishëm përpara drejtësisë, por për të parë zyrtarë të rëndësishëm. Sepse ajo që ka ndodhur me Shqipërinë në këto 30 vite është pikërisht që kemi rotacione politike, por nuk kemi asnjëherë të dënuar, me përjashtim të Fatos Nanos. Por ndaj tij ka qenë gjyq politik, nuk ka qenë i dënuar për ndonjë aferë apo diçka tjetër. SPAK-u dhe BKH-ja ngelen e vetmja shpresë që kanë shqiptarët që do të riparohet drejtësia në vend, sepse një nga gjërat që kanë humbur njerëzit shpresë është se nuk ka drejtësi dhe në momentin që nuk ke drejtësi në vendin ku jeton, atëherë nuk ka më asnjë arsye që të rrish. Për këtë arsye, kjo është për mua ngjarja më e rëndësishme e 2019-ës.

Të fundit