Flash News

KRYESORE

Ngritja e SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, kush janë prokurorët që transferohen në rrethe

Ngritja e SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, kush janë

Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka njoftuar sot se më datë 19 dhjetor betohen tetë anëtarët e SPAK, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Me ngritjen e SPAK, automatikisht do të bëhet edhe ‘shkrirja’ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e si rrjedhojë disa nga prokurorët që janë pjesë e saj do të shpërndahen në rrethe.

Kështu, pjesa më e madhe janë lënë në Tiranë, ndërsa në rrethe do të transferohen Eugen Beci, Donika Prela etj.

Si do të transferohen prokurorët e Krimeve të Rënda:

Arta Marku, prokurore në Prokurorinë e Apelit, Tiranë

Donika Prela, përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Anton Martini, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

Ditan Prençi,  përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Isa Jata,  përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

SPAK

Më 19 dhjetor pritet që tetë anëtarët e rinj të SPAK të bëjnë betimin te presidenti Ilir Meta dhe nisjen menjëherë nga puna.

Pjesë e kësaj strukture, që kanë kaluar filtrat e rivlerësimit janë prokurorët Elida Kaçkini, Ened Nakuçi Altin Dumani, Arben Kraja, Enkeleda Millonai, Behar Dibra, Edvin Kondilli dhe Klodian Braho.

Ndërkohë, thirrjes së KLP për drejtues të kësaj strukture i janë përgjigjur deri tani Arben Kraja, Edvin Kondilli dhe Altin Dumani.

Nga ana tjetër, po sot ambasada e SHBA përmes një videoje dha më shumë detaje për mënyrën se si do të funksionojë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion me mbështetjen e qeverisë amerikane.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”, shkruan ambasada.

Të fundit