Flash News

KRYESORE

Një ditë pasi punëtori humbi jetën në Korçë, arrestohen përgjegjësi teknik dhe manovratori i firmës së ndërtimit

Një ditë pasi punëtori humbi jetën në

Policia arreston në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit, që kryente punime në pallatin në të cilin u aksidentuan gjatë punës dy punëtorë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.

Një ditë pas ngjarjes në lagjen nr.9, në një pallat në ndërtim, ku gjatë punës u aksidentuan dy punëtorë njëri prej të cilëve për pasojë gjeti vdekjen, ndërsa tjetri ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën, policia sqaron se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të F.P., 67 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit) dhe A.Z., 41 vjeç (me detyrë manovrator).

Ata dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Elvis Josifi, 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Të fundit